Flash News

Rajoni

Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci revolton Serbinë, kërkojë sqarime

Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci revolton Serbinë,

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar Deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake. Kjo ujdi u tha që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë (MPJ) ka reaguar duke e konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë. 

MPJ e Serbisë përmes një komunikate ka thënë se do t’i dërgojë një kërkesë urgjente Ministrive të Punëve të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë për sqarim të detajuar në lidhje me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunimin me Kosovën në fushën e mbrojtjes.

Me këtë marrëveshje, sipas vlerësimit të Ministrisë në Beograd, të dy vendet (Shqipëria dhe Kroacia) “ndërmorën hapa që cenojnë stabilitetin rajonal”.

Autoritetet në Beograd vlerësuan se iniciativa “paraqet një provokim të hapur dhe një shpërfillje të madhe të realitetit në terren”.

“Ne presim një përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për synimet reale dhe qëllimet përfundimtare të kësaj loje të rrezikshme ushtarako-sigurie. Serbia nuk do të lejojë asnjë veprim të njëanshëm që mund të rrezikojë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”, thuhet në deklaratë. 

Të fundit