Flash News

Rajoni

Ali Ahmetit thirrje nga Shkupi: Të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë

Ali Ahmetit thirrje nga Shkupi: Të hiqen kufijtë mes

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti apeloi nga Shkupi, që të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti tha se shembull konkret është ai i vendeve të Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre.
“Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ali Ahmeti në një debat televiziv.

Kërkesa e Ahmetit vjen në momentin më të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni, pasi nga sot dhe për të paktën pesë muaj, vendi do të udhëhiqet nga një shqiptar.

Ai është Talat Xhaferri, ish kryetar i Parlamentit të Maqedonisë dhe më herët, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në 2001 kur vendi ishte nën sundim ekstremist maqedonas dhe më në fund u arrit Marrëveshja e Ohrit.

 

 

 

Të fundit