Flash News

Rajoni

Ambasadori amerikan në Kosovë konfirmon largimin nga detyra të Escobar

Ambasadori amerikan në Kosovë konfirmon largimin nga detyra të

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier ka konfirmuar largimin e Gabriel Escobar nga detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Hovenier ka falënderuar Escobar për përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e tij të radhës. Unë kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. Falenderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mesazhin e Hovenier.

Të fundit