Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e DW/ Biznesi i armëve në Serbi dhe politika e Beogradit që luhatet mes dy krahëve

Predha dhe mina serbe, të shitura nga një tregtar misterioz armësh, të destinuara për në Bangladesh, të transportuara nga një aeroplan ukrainas, që rrëzohet në Greqi. Tingëllon si një thriller politik mesatarisht emocionues. Por është një realitet i mprehtë.
Në mbrëmjen e vonë të 16 korrikut 2022 në verilindje të Greqisë pranë qytetit Kavala u rrëzua një avion tranportues ukrainas i tipit Antonov An-12. Të tetë anëtarët e ekuipazhit ukrainas humbën jetën. Avioni ishte nisur nga qyteti i Nishit në Serbinë jugore dhe kishte ngarkuar 11.5 ton predha mortajash dhe mina të prodhimit serb. Pas këtij biznesi thuhet se qendron Slobodan Tesiç, një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në Ballkan, ndaj të cilit prej kohësh janë vendosur sanksione nga SHBA. Destinacioni zyrtar i transportit të armëve: Bangladeshi.
Menjëherë pas ngritjes mbi pjesën veriore të detit Egje piloti njoftoi probleme me motorin, por nuk arriti dot të bëjë ulje emergjente. Rrëzimi pranë Kavalës qe shkatërrues, edhe të nesërmen pati shpërthime të vazhdueshme të municioneve.
Prodhuesi më i madh i armëve në rajon
Aksidenti aktualisht nuk sjell vetëm trazira diplomatike midis Greqisë nga njëra anë dhe Serbisë dhe Ukrainës nga ana tjetër – sepse Athina me sa duket nuk dinte asgjë për këtë transport delikat dhe protestoi tek të dy vendet. Katastrofa tërheq vëmendjen edhe mbi një kompleks të errët: industrinë serbe të armatimit, e cila vazhdimisht përmendet për korrupsionin dhe eksportet e paligjshme.
Serbia është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të armëve në Evropën Qendrore dhe Juglindore, një traditë që daton që nga koha e Jugosllavisë. Industria thuajse ekskluzivisht shtetërore e armatimeve është një degë e rëndësishme e ekonomisë për vendin e Ballkanit Perëndimor. Serbia mund të ofrojë pothuajse gjithçka – nga armët e vogla dhe minat, artileria dhe tanket, sistemet raketore, dronët, avionët luftarakë dhe pajisjet elektronike si radarët. Ministria e Mbrojtjes në Beograd e vlerëson vëllimin e eksporteve serbe të armëve për vitin 2020 në rreth 600 milionë dollarë (rreth 530 milionë euro). Kjo do të thotë rreth tre për qind e totalit të eksporteve të Serbisë për vitin 2020. Megjithatë shifra të sigurta nuk ka.
Dërgimi i armëve në rajonet e luftërave dhe konflikteve
Blerësit më të rëndësishëm të armëve dhe pajisjeve ushtarake serbe janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Qiproja, SHBA, Bullgaria dhe Arabia Saudite. Por industria serbe e armatimit ka klientë në të gjithë botën dhe nuk është aspak e rezevuar në zgjedhje”, thotë për DW politologu Vuk Vuksanoviç nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd(BCBP). “Shteti serb me të vërtetë dëshiron të nxjerrë çdo dinar të mundshëm nga kjo industri. Megjithatë vija e kuqe është se vendet eksportuese nuk duhet të jenë nën sanksionet e OKB-së ose nuk duhet të kenë konflikt të armatosur.”
Por Vuksanoviçi thekson se Serbia “jo gjithmonë i zbaton këto rregulla”. Në fakt gjatë dy dekadave të fundit ky vend i Ballkanit Perëndimor ka eksportuar vazhdimisht armë në zonat e luftërave dhe konflikteve ose në vendet që ndodheshin nën embargo armësh. Në vjeshtën e vitit 2019 doli në dritë se armët serbe kishin përfunduar në duart e islamistëve militantë në Jemen përmes Arabisë Saudite. Në verën e vitit 2020 ushtria e Azerbajxhanit zbuloi armë serbe të shitura Armenisë në rajonin e kontestuar të Nagorni-Karabahut. Në shkurt të këtij viti një rrjet gazetarësh investigativë serbë zbuloi se armët serbe ishin dërguar në Mianmar pas puçit ushtarak të shkurtit 2021.
Një emër që shfaqet vazhdimisht
Një person, emri i të cilit shfaqet vazhdimisht në lidhje me bizneset e paligjshme të armëve serbe, është Slobodan Tesiç. 64-vjeçari është prej dekadash aktiv në tregtinë e armëve në Ballkan. Nga viti 2003 deri në vitin 2013 ai ishte në listën e sanksioneve të SHBA për transportim të paligjshëm të armëve në Liberi. Në dhjetor 2017 sanksionet kundër Tesiçit u rivendosën për shumë biznese të paligjshme armësh; ato ekzistojnë edhe sot dhe përfshijnë ndër të tjera ndalimin e udhëtimit dhe konfiskimin e pasurive të tij në SHBA. Aty ai cilësohet zyrtarisht si “tregtari më i madh i armëve dhe municioneve në Ballkan”.
Tesiç është po ashtu në qendër të disa skandaleve të korrupsionit në industrinë serbe të mbrojtjes, duke përfshirë të ashtuquajturën aferën Krusik, që doli në dritë në vjeshtën e vitit 2019. Thuhet se fimat e tregtarit të armëve kanë blerë nga kompania shtetërore e armatimeve Krusik, që prodhon granata, mina dhe raketa, produkte nën vlerën e tregut dhe i kanë shitur ato jashtë vendit me çmime të larta – megjithëse në Serbi kompania shtetërore Jugoimport-SDPR është në fakt përgjegjëse për bizneset ndërkombëtare të armëve.
Financues i partisë në pushtet?
Paratë nga këto biznese të kompanive shtetërore të armatimit me firmat private thuhet se i kalojnë herë pas here edhe Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç. Tesiç konsiderohet si një nga financuesit më të mëdhenj të SNS. Sipas mediave serbe ai ka edhe pasaportë diplomatike. Edhe babai i ministrit aktual serb të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, i cili ka ndërruar jetë, thuhet se ka qenë për vite me rradhë i përfshirë në biznese të ngjashme armësh. Si Vuçiç ashtu edhe Stefanoviç i mohojnë akuzat prej vitesh.
Nuk është për t`u çuditur, që emri i Tesiçit përmendet tani në lidhje me dërgimin aktual të armëve në Bangladesh dhe rrëzimin e avionit. Me sa duket ai qëndron pas kompanisë Valir, e cila është zyrtarisht përgjegjëse për këtë biznes. Vetë Tesiçi nuk e komenton këtë dhe as akuzat ndaj tij në përgjithësi.
A po merr fund politika e luhatjes mes dy krahëve?
Spekulohet gjithashtu se armët në avionin e rrëzuar ukrainas nuk kishin si destinacion Bangladeshin, por Ukrainën. Si ministri serb i Mbrojtjes Stefanoviç, ashtu edhe drejtuesi i kompanisë ukrainase Meridian, në pronësi të së cilës ishte aeroplani i rrëzuar, e mohojnë këtë. Por politologu Vuksanoviç beson se mbeten pyetje që nuk marrin përgjigje. “Opinionit i duhet sqaruar, se përse një aeroplan ukrainas transporton armë serbe, në një kohë kur në territorin e Ukrainës zien konflikti më i madh ndërkombëtar”, thotë Vuksanoviç.
Politologu e sheh këtë aferë edhe si një shprehje të politikës luhatëse të Beogradit mes qendrave të ndryshme të huaja të pushtetit. “Nga njëra anë, kjo do të thoshte municion i fshehtë për Ukrainën për të kënaqur Perëndimin, nga ana tjetër në Serbi i bëhen lëshime Rusisë. E gjithë kjo është pjesë e qendrimit të elitës së Beogradit, që luhatet mes qendrave të ndryshme huaja të fuqishme. Për Serbinë lind megjithatë pyetja, nëse në një moment kjo politikë nuk do të mbajë dot më, sepse njëra nga qendrat e pushtetit do të jetë tepër e zemëruar.”/DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38