Flash News

Rajoni

Anëtari i presidencës boshnjake: SHBA nuk e mbështet ndryshimin e kufijve

Anëtari i presidencës boshnjake: SHBA nuk e mbështet ndryshimin e

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në një takim me anëtarin e presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Zhelko Komshiç, theksoi se ndryshimi i kufijve i përcaktuar në marrëveshjen e Dejtonit, nuk pranohet nga SHBA-të.

“Vlerësimi i Escobar është që gjithçka që po ndodhë në Bosnje dhe Hercegovinë është një krizë artificiale dhe nuk ka asnjë bazë reale. Shtetet e Bashkuara mbështesin anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Komshiç.

Sipas REL, Komshiç theksoi se gjatë takimit nuk është diskutuar për sanksione ndaj politikanëve në Bosnje, por vetëm mbi mënyrën se si do të luftohet krimi dhe korrupsioni.

Anëtari tjetër i presidencës së Bosnjes, Shefik Xhaferoviç tha se “është e nevojshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë ekonomikisht në tregun ekonomik rajonal, në kuadër të Procesit të Berlinit, nën kujdesin e Bashkimit Evropian.”

Xhaferoviç deklaroi se kishte njoftuar Escobarin se ishte e papranueshme që institucionet shtetëtrore të mbaheshin të bllokuara ashtu sikurse paralajëroi Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, me largimin e Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare.

Të fundit