Flash News

Rajoni

Anija e rojës bregdetare përplaset me motoskafin e emigrantëve, 14 të vdekur pranë ishullit grek

Anija e rojës bregdetare përplaset me motoskafin e emigrantëve,

Katërmbëdhjetë të vdekur dhe shumë të plagosur janë bilanci i një incidenti të rëndë midis ekuipazhit të një anijeje patrullimi të Rojës Bregdetare dhe kontrabandistëve të emigrantëve, ndërsa ata po transportonin njerëz me një gomone në bregdetin e Kiosit, të martën në mbrëmje.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për këtë dhe Greqia vijon kërkimet në det për të zhdukurit.

Në veçanti, ekipet kanë nxituar në vendngjarje me 5 ambulanca dhe deri më tani shpëtimtarët kanë transportuar 24 emigrantë të paligjshëm (përfshirë një grua shtatzënë) dhe 2 oficerë portuale (një burrë dhe një grua) në spitalin e Kiosit.

Të gjithë janë në gjendje të mirë dhe janë dërguar në spital, raportojnë mediat greke. 

Sipas informacioneve fillestare, anija patrulluese e Rojës Bregdetare nga Oinousses e dalloi anijen me emigrantët dhe u bëri shenjë të ktheheshin mbrapsht.

Kontrabandistët u përplasën me anijen e Rojës Bregdetare pranë zonës së Myrsinidi. Deri më tani nuk ka një dinamikë të qartë, ndërsa ka edhe raportime për një shkëmbim zjarri, të cilat ende nuk janë konfirmuar ose mohuar zyrtarisht.

Siç dihet deri më tani, varka me emigrantë të paligjshëm mbante afërsisht 35 persona. 

 

 

Të fundit