Flash News

Rajoni

Arkitekti italian i masterplanit të Tiranës në gjyq për manipulim konkursi

Arkitekti italian i masterplanit të Tiranës në gjyq për

Arkitekti i masterplanit të Tiranës, Stefano Boeri, dhe arkitekti tjetër italian, Cino Zucchi, të cilët janë dhe pedagogë në Politeknikun e Milanos do të përballen në gjykatë me akuzën për manipulim gare dhe deklarime të rreme mbi konfliktin e interesit, në lidhje me konkursin ndërkombëtar për realizimin e Bibliotekës së re Evropiane të Informacionit dhe Kulturës në Milano.

Vendimi u mor nga gjyqtari i seancës paraprake, Fabrizio Filice, i cili dërgoi dosjen për gjykim dhe caktoi seancën e parë për 17 prill.  

Hetimet e kryera nga prokurorët Giancarla Serafini dhe Paolo Filippini kanë gjetur se Boeri dhe Zucchi nuk kishin deklaruar konfliktin e interesit dhe kishin mbetur, respektivisht, si kryetar dhe anëtar të jurisë që në korrik 2022. Të akuzuar janë edhe arkitektët Raffaele Lunati, GianCarlo Floridi dhe Pier Paolo Tamburelli nga studio Baukuh. Hetimi ka konstatuar një “marrëveshje” të dokumentuar për të favorizuar fituesit e konkursit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Stampa (@la_stampa)

Të fundit