Flash News

Rajoni

Arrestohet kryetari i komunës së Ulqinit dhe 4 zyrtarë të tjerë

Arrestohet kryetari i komunës së Ulqinit dhe 4 zyrtarë të
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç dhe katër zyrtarë të tjerë të administratës kanë eënë në pranga.

Mediat malazeze raportojnë se personat u arrestuan pasi dyshohen për punësime partiake. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një urdhri nga  Prokuroria Themelore e Shtetit në Ulqin.

Të arrestuarit e tjerë janë: Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Të fundit