Flash News

Rajoni

Arrestohet ministri i Sigurisë në Bosnje-Hercegovinë

Arrestohet ministri i Sigurisë në Bosnje-Hercegovinë

Ministri i Sigurisë i Bosnjës, Nenad Neshiq, u arrestua bashkë me gjashtë persona të tjerë nën akuzat për krim të organizuar, përfshirë pastrimin e parave, abuzimin e postit publik dhe marrjen e ryshfetit.

Prokurori Shtetëror dhe Ministria e Brendshme e Republikës Serbe të Bosnjës kanë qenë duke e hetuar korrupsionin e dyshimtë në kompaninë publike “Rrugët e RS-së”, ku Neshiqi ishte menaxher gjeneral nga viti 2016 deri më 2020, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe menaxheri gjeneral i tanishëm i kompanisë, Milan Dakiq, si dhe Mladen Luçiq, vëllai i një ish-ministri.

Prokuroria nuk i publikoi emrat e katër personave të tjerë që janë arrestuar.

Të fundit