Flash News

Rajoni

Arrestohet truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Arrestohet truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Angel Saramakov nga Velesi është arrestuar sot, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale.

Policia do të ngrejë kundër tij një kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, raportojnë mediat vendase.

Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec.

Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit.

Të fundit