Flash News

Bota

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë.

Për rezolutën votuan pro 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan. Përmes rezolutës, 11 korriku do të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar ishin Gjermania dhe Ruanda.

Rezoluta që u miratua mes kundërshtimit të ashpër nga serbët, dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Të fundit