Flash News

Rajoni

Autobusi i linjës Kosovë-Gjermani aksidentohet me furgonin në Kroaci, një i vdekur e dy të plagosur

Autobusi i linjës Kosovë-Gjermani aksidentohet me furgonin në
Foto nga aksidenti

Është përfshirë në aksident një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani në Kroaci,  në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës ka sqaruar se asnjë udhëtar i autobusit nga Kosova nuk është lënduar.

 “Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut”, thuhet në sqarimin e MPJD-së.

Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore. Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, siç raporton media kroate  “dubrovackidnevnik”, një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Aktualisht, është pezulluar qarkullimi i mjeteve në rrugën ku ndodhi aksidenti, ndërkohë që pritet hetim për zbardhjet e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit