Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Autori largoi familjen nga vendngjarja”, detaje nga masakra e Malit të Zi, dyshohet për vrasje me paramendim
11 persona mbetën të vrarë, ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur nga masakra e Malit të Zi e ndodhur dje.
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetarja në Mal të Zi Ilmira Lika ka dhënë detaje të reja nga ngjarja. Gazetarja ka thënë se vrasja mund të jetë bërë me paramendim pasi vetë autori 34-vjeçar, kalaruar familjen e tij në një vendbanim tjetër.
Fillimisht, autori ka ekzekutuar personat të cilët banonin tek ai me qira.
“Policia është prononcuar dhe ka dhënë edhe informacionet zyrtare në lidhje me rastin, sepse vërtet ishte një rast i cili jo vetëm që tronditi Cetinjën, por edhe Malin e Zi. Si duket, situata ishte bërë edhe me paranmendim, sepse vetë vrasësi, familjen e vetë e kishte evakuuar në një vendbanim tjetër, Herceg Novit sipas informacioneve dhe ka zbritur te personat që jetonin me qira. Ai ka zbritur te ata dhe i ka vrarë. Dy fëmijët, 11 dhe 8 vjeç, si dhe nënën e tyre”, tha ajo.
Lika shtoi më tej autori i masakrëska informuar bashkëshortin e një prej qiramarrësve të tij, të cilën e vrau bashkë me dy fëmijët e saj. Bashkëshorti pasi ka dëgjuar se autori i ka thënë “unë e kam vrarë familjen tënde” ka dërguar një mik për të parë çfarë kishte ndodhur, por edhe ky i fundit ka mbetur i vrarë.
“Ai ka zbritur te ata dhe i ka vrarë. Dy fëmijët 11 dhe 8 vjeç, ka vrarë edhe nënën. Nëna, në momentin kur mbeti e plagosur, ka arritur që të thërrasë bashkëshortin e vetë, duke i treguar se çfarë ka ndodhur. Bashkëshorti, sipas informacioneve, ka thirrur vrasësin dhe i është përgjigjur dhe i ka thënë që e kam vrarë familjen tënde. Pastaj, bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të vrarë, ka thirrur një person tjetër të afërt, që të shikojë se çfarë po ndodhte te shtëpia e shokut të vetë, vrasësi e ka vrarë edhe atë”, sqaroi gazetarja Lika.