Flash News

Rajoni

Avionët luftarakë të Vuçiç sulmojnë dronët ‘vëzhgues’ në kufirin Serbi-Kosovë

Avionët luftarakë të Vuçiç sulmojnë

Dronë pa shenjë u shfaqën në kufirin Kosovë-Serbi “duke vëzhguar kazermat dhe pozicionet” e ushtrisë serbe, pohuan autoritetet e Beogradit, duke bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiç të urdhërojë avionët luftarakë të vendit t’i rrëzojnë ata.

Dronët u larguan nga hapësira ajrore serbe përpara se avionët luftarakë të arrinin objektivat e tyre, njoftoi transmetuesi publik RTS, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministrja Ana Brnabiç tha dje në një intervistë se dronët u pikasën teksa vëzhgonin një pozicion ushtarak në anën serbe të kufirit dhe dy kazerma, duke shtuar se ajo nuk donte të spekulonte për origjinën e pajisjeve pa pilot.

Ajo theksoi se urdhri ishte që të rrëzoheshin dronët dhe autoritetet serbe do të monitoronin më tej zonën. Lajmi për një inkursion me dron erdhi pasi Vuçiç vendosi trupat serbe në kufirin me Kosovën në gjendje të shtuar të gatishmërisë për shkak të një mosmarrëveshjeje për targat e makinave që ka kërcënuar të përshkallëzojë më tej tensionet mes dy vendeve ballkanike.

Më herët, autoritetet në Prishtinë kanë lëshuar një paralajmërim duke kërkuar që pjesëtarët e pakicës etnike serbe që jeton në Kosovë, një ish-krahinë e Serbisë, të zëvendësojnë targat e tyre të regjistrimit të automjeteve me ato kosovare.

 

Të fundit