Flash News

Rajoni

Avokati serb: Vuçiç ka angazhuar grupin Wagner në protestën e Beogradit

Avokati serb: Vuçiç ka angazhuar grupin Wagner në

Avokati Çedomir Stojkoviç ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçic ka angazhuar grupin Wagner në protestën e thirrur në Beograd.

Me një reagim në Twitter, Stojkoviç tha se pjesëtarë të grupit ekstremist “Patrulla Popullore” janë parë në protestë.

“Aleksandar Vuçiç angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit! Ilija Vuksanoviq, i cili ka sulmuar qytetarët në protestën e djeshme, është pjesëtar i pjesës serbe të grupit Wagner (dega e Patrullës Popullore), që ishte e pranishme gjatë gjithë protestës me qëllim që të shkaktonte incidente të dhunshme dhe vepruan në marrëveshje me SNS”, shkruan Stojkoviç.

Sipas avokatit anëtarë të Wagner kanë ardhur për të kompromentuar protestën.

“Ata sollën tre flamuj propagandues rusë me idenë për të kompromentuar protestën, duke dërguar një imazh të rremë se Rusia qëndron pas protestës dhe se protestat janë të dhunshme, prandaj sulmuan qytetarët për të shkaktuar incidente”, thotë ai.

Avokati nga Beogradi pohon se SNS-ja e Vuçiçit bashkë me Ambasadën e Federatës Ruse janë duke planifikuar incidente në protestën e radhës.

“Ka të dhëna se pjesa serbe e grupit Wagner, në bashkëpunim me SNS-në dhe Ambasadën e Federatës së Rusisë po planifikojnë incidente më të gjera në protestën e radhës. Grupi Wagner, SNS-ja dhe Ambasada po punojnë së bashku kundër protestave demokratike në Serbi”, pohon avokati.

Arsyeja e thirrjes së protestës në protestën e radhës në Beograd është zhgënjii me reagimin e autoriteteve në Serbi ndaj dy vrasjeve masive, në muajin, të cilat lanë 18 viktima.

 

Të fundit