Flash News

Rajoni

“Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Vuçiç më tha se është i gatshëm të ulet me Kosovën

“Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Vuçiç më tha

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është një nga mbështetësit e nismës “Ballkani i Hapur”. Megjithatë, Mali i Zi nuk është pjesë e saj dhe qytetarët bashkë me opozitën e kanë kundërshtuar me protesta nismën si pro serbe.

I ftuar në “Top Story”, Abazoviç komentoi edhe mungesën e Kosovës në tryezën e “Ballkani i Hapur”. Abazoviç u shpreh se është Serbia ajo që nuk e ul Kosovën në tryezë.

Kryeministri i Malit të Zi deklaroi se presidenti Aleksandër Vuçiç i ka thënë se është i gatshëm të ulet me Kosovën. Abazoviç shtoi se “Ballkani i Hapur” është një nismë shumë liberale.

“Ne nuk jemi bërë pjesë e Open Balkan dhe kjo është një temë e madhe. 72 iniciativa rajonale kemi që ekzistojnë, mua duhet të më shpjegojë dikush se përse refuzohet të kemi edhe një tjetër? Sepse Serbia nuk ul Kosovën si të barabartë në tryezë.

Kjo nuk është e vërtetë, unë vetë kam folur për këtë temë me Vuçiçin, i kam thënë a jeni ju të gatshëm që Kosova të ulet në tavolinë me ne e përgjigjia ka qenë po. Kush kishte garanci që edhe ne do të trajtoheshim njësoj. Nëse dikush e refuzon atë gjë, na refuzon edhe neve. Kam marrë tre herë pjesë në samitet e Open Balkan, iniciativa ishte e hapur për të gjashtë shtetet. Thotë dikush nëse shumë në Open Balkan do të vinë produktet nga Serbia e Shqipëria e ne nuk do të prodhojmë më.

Edhe sot po të hysh në marketet shqiptare ka produkte malazeze, çfarë domethënë kjo, ne as nuk jemi në Open Balkan. Open Balkan është shumë liberal. Nëse nuk dakordësohemi për diçka çdo gjë është në rregull”, tha Abazoviç.

Të fundit