Flash News

Rajoni

‘Ballkani i Hapur’ më 2 shtator në Beograd, nismës i bashkohen zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia

‘Ballkani i Hapur’ më 2 shtator në Beograd, nismës i

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski, do të kryesojnë një samit të nismës së Ballkanit të Hapur që pritet të mbahet në Beograd më 2 shtator.

Në samit do të marrin pjesë edhe kryeministri malazes Dritan Abazovic, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Zoran Tegeltija, ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Szijjarto dhe Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, njoftoi presidenca serbia përmes një komunikate, shkruan Tanjug.

Ceremonia e hapjes është planifikuar për në orën 10:00.

Në orën 11:00, ata do të takohen me përfaqësues të institucioneve të ngarkuara me tërheqjen e investimeve në kuadër të nismës Open Balkan.

Nga ora 12:00 deri në 13:00, drejtuesit do të takohen me përfaqësues të grupeve të nismës për furnizimin me ushqime dhe energji.

Nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe dhe një konferencë e përbashkët për shtyp janë planifikuar për në orën 13:00, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Të fundit