Flash News

Rajoni

Bashkimi Europian: Kosova dhe Serbia të përgatiten për raundin tjetër të dialogut

Bashkimi Europian: Kosova dhe Serbia të përgatiten për raundin

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh se raundi tjetër i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë do të mbahet në Bruksel kur të përmbushen kushtet.

Ky reagim i tij pasoi deklaratën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa “se dialogu do të vazhdojë pas Krishtlindjeve”.

“Si rregull, ne nuk komentojmë mbi vërejtjet ose raportet e vërejtjeve të pretenduara nga zyrtarë të njërës palë ose tjetrës. BE-ja lehtëson dialogun dhe organizon takime në nivelin e ekspertëve dhe atë të lartë politikë për të çuar përpara punën. Kjo është një punë e vazhdueshme.

Takimi tjetër i nivelit të lartë i dialogut do të thirret në Bruksel sa më shpejt që kushtet të lejojnë. Në ndërkohë, do të ishte mirë që Prishtina dhe Beogradi të përgatiten për diskutime, duke treguar frymën e nevojshme të pragmatizmit dhe vullnetit politik për kompromis,” tha Stano.

Në herët presidenti serb Aleskandër Vuçiç tha se është e rëndësishme që mosmarrëveshjet midis dy vendeve të zgjidhen përmes dialogut, në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt, shtoi ai.

Të fundit