Flash News

Rajoni

BE ‘e kërcënoi’ me negociatat, Vuçiç i prerë: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë

BE ‘e kërcënoi’ me negociatat, Vuçiç i

Bashkimi Evropian i ka kërkuar vazhdimisht Serbisë të mbajë një qëndrim të unifikuar ndaj agersionit rus në Ukrainë. BE iu drejtua sot presidentit Aleksandër Vuçiç, duke i kërkuar një pozicion të qartë ndaj Vladimir Putin, ose në të kundërt do të ketë probleme me negociatat.

Në një intervistë për Financial Times, Vuçiç është shprehur i vendosur se “Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për Ukrainën”.

Presidenti serb tha se Beogradi nuk do të zgjidhte anë pavarësisht thirrjeve të BE-së që vendet që kërkojnë anëtarësim të rreshtohen me Brukselin në shtrëngimin e gjobave ekonomike kundër Presidentit Vladimir Putin.

“Ne kemi një lloj mbrojtjeje nga Rusia. Çfarë duan vendet perëndimore? Të lëmë të gjitha interesat tona kombëtare se dikujt i duhet diçka për veten e tij? Njerëzit flasin për zgjedhjen e palëve. Jo, ne kemi anën tonë, interesat e Serbisë. Ne u bombarduam nga 19 vende të NATO-s në vitin 1999 dhe u sanksionuam”, tha Vuçiç, duke iu referuar ndërhyrjes së NATO-s në përpjekje për t'i dhënë fund një lufte të përgjakshme në Kosovë midis Jugosllavisë dhe militantëve separatistë etnikë shqiptarë. Ju mund të bëni presion dhe të detyroni Serbinë, por ky është mendimi ynë i vërtetë”, u shpreh Vuçiç.

Të fundit