Flash News

Rajoni

BE me instrumente të reja për monitorimin e lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor

BE me instrumente të reja për monitorimin e lirisë së medias

Bashkimi Evropian do të hartojë instrumente të reja për të monitoruar lirinë e medias në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkë me Komunitetin Ndërkombëtar, BE do të vendosë lirinë e medias në listën e prioriteteve për vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit, raporton EWB.

Përfaqësues të Forumit Të Shoqërisë Civile dhe Think Tank-ut në Berlin, deklaruan se tema e lirisë së medias duhet të përfshihet në Procesin e Berlinit si një inciativë për qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të nënshkruar një angazhim për zbatimin e rekomandimeve në lidhje me lirinë e medias.

BE-ja dhe Komuniteti Ndërkombëtar duhet të komunikojnë nevojat lokale për informacion me platforma masive online. Në rekomandimet e tyre, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile theksuan se është e nevojshme që përpjekjet e shtetit në luftën kundër dezinformimit të bëhen kriter kur vlerësohet progresi në lirinë e medias në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

Sipas rekomandimeve, BE-ja duhet të hartojë instrumente të reja për të monitoruar dhe vlerësuar lirinë e medias, siç janë raportet speciale për lirinë e medias, si ato për kapitujt 23 dhe 24.

Lidhur me rekomandimet për qeveritë e Ballkanit Perëndimor, OSHC-ja deklaroi se ato duhet të ndërpresin praktikat që rrezikojnë liritë e medias, veçanërisht ato që synojnë gazetarët dhe mediat e pavarura.

Gjithashtu thuhet se qeveritë duhet të forcojnë kapacitetin, pavarësinë dhe llogaridhënien e organeve rregullatore, si dhe të paraqesin komunikues me ekspertizë dhe integritet për të përfaqësuar burimet zyrtare dhe sektorin publik. Përfaqësuesit e OSHC-ve nënvizuan rëndësinë e bërjes së shkrim-leximit mediatik pjesë e kurrikulës në arsimin formal që nga mosha më e re.

“Tërhiqni fondet publike nga mediat që nuk janë të besueshme, etike dhe që nuk respektojnë standardet profesionale. Promovoni të njëjtat politika me palët e tjera të interesit”, thuhet në rekomandime.

Forumi i Shoqërisë Civile organizohet nga Shoqata e Evropës Juglindore së bashku me Institutin Aspen në Gjermani dhe është “dizenjuar si një prezantim publik i rezultateve dhe rekomandimeve kryesore të përpunuara nga grupet e mendimit dhe organizatat e shoqërisë civile në seminar dhe një diskutim publik me vendimmarrësit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe BE”, duke ofruar gjithashtu një platformë për rrjetëzimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira midis anëtarëve të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor dhe kolegëve të tyre nga BE.

Të fundit