Flash News

Rajoni

Beogradi sulmon Prishtinën: Dhunojnë serbët dhe nuk përmbushin marrëveshjet e dakordësuara

Beogradi sulmon Prishtinën: Dhunojnë serbët dhe nuk

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka sulmuar Prishtinën. Ai tha se serbët në veri të Kosovës dhunohen çdo ditë dhe se po mbrojnë mbijetesën e tyre, duke ngritur barrikadat.

Kjo nuk është e vërtetë, pasi Prishtina zyrtare është kujdesur që nga incidentet e shënuara në veri, të mos dëmtohen as kosovarët dhe as serbët.

Petkoviç ka vijuar me sulmetm duke thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e Brukselit.

Petkoviç tha se Beogradi i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, ndërsa Prishtina nuk e ka përmbushur obligimin e saj më të madh, sipas tij, formimin e asosacionit e komunave serbe.

Të fundit