Flash News

Rajoni

Beogradi paralajmëron përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk shqetësohem për çmimin që do paguaj

Beogradi paralajmëron përshkallëzimin e situatës në

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka sulmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ai tha se i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë është Kurti.

“Ai po varros marrëveshjen e Brukselit. Ai është ai bandit që kërcënon dhe rrezikon jetën e njerëzve çdo ditë, ndërsa Beogradi dhe populli serb duan paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe”, tha Petkoviç, ndërsa shtoi se serbët do t'i përgjigjen me të gjitha forcat.

Ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç ka thënë se serbët nuk do të dorëzohen.

"Mesazhi im është se nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim. Është vendim i shtetit dhe të gjithë ata që vijnë tek unë duhet ta dinë këtë. Unë nuk jam i shqetësuar për çmimin që do të paguaj personalisht," tha presidenti në një deklaratë.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm se kjo do të thotë se ai do të bëhet papritmas shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut, lirisë së mediave.

Presidenti theksoi se Serbia dhe ai do të jenë të ekspozuar ndaj presioneve më të mëdha dhe më të rënda të jashtme deri më tani dhe tha se nuk do ta njohë Kosovën.

Burimi: Tanjug

 

Të fundit