Flash News

Rajoni

Bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari, dhunohet politikani serb

Bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari, dhunohet politikani serb

Nikola Sanduloviç, politikan serb, është dhunuar një ditë pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Sanduloviç raportohet se është dhunuar nga BIA serbe, ndërsa thuhet se në dhunën ndaj tij ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

Politikani serb është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa e bija e tij ka deklaruar se Sanduloviç është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me një ilaç që shpesh e përdorur presidenti rus, Vladimir Putin, për të zhdukur kundërshtarët e tij.

Kjo nuk është hera e parë që politikani serb është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar edhe një herë, dy vjet më parë.

Të fundit