Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bërnabiç: Serbia është nën presionin më të madh që nga viti 1999-ta
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se vendi i saj aktualisht po përballet me presionet më të mëdha dhe më të vështira që nga viti 1999, veçanërisht pas marrëveshjes serbo-ruse që u nënshkrua në SHBA. Bëhet fjalë për një marrëveshje te re bashkëpunimi me Rusinë për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme.
Ajo tha për “TV Pink” se reagimet ndaj planit të nënshkruar konsultativ janë vetëm një justifikim për sulmet dhe theksoi se marrëveshja nuk ka fuqi ligjore sepse sipas saj nuk është miratuar nga qeveria e Serbisë.
“Bëhet fjalë për presionet më të mëdha dhe më të rënda ndaj Serbisë deri më tani, që nga viti 1999”, u shpreh kryeministrja.
Ajo kujtoi se të gjithë ata që “dëgjuan me vëmendje presidentin Vuçiç në fjalimet dhe bisedat e tij gjatë korrikut dhe gushtit”, e dinë se ai e ka përmendur qartë disa herë se në gjysmën e dytë të shtatorit presioni ndaj Serbisë do të jetë i pabesueshëm. “Kjo është ajo që po ndodh tani”, shtoi kryeministrja.