
Flash News
Sulmi me armë ndaj TCH, policia jep 100 000 euro shpërblim për identifikimin e autorëve
Sulmi me një të vrarë në TCH ende pa autor, lirohet ish-dhëndri i rojes Pal Kola
Sulmi ndaj TCH, dy të shoqëruar nga Policia e Vlorës, mes tyre ish-dhëndri i Pal Kolës
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Sulmi në Top Channel, Rama: Media nuk ka qenë kurrë më e lirë se sot
Borisov: Ka përpjekje për kthimin e Maqedonisë së Veriut nën ndikimin e Rusisë
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të shtunën në Sofje se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë.
Ai nuk saktësoi se kush janë ato struktura, por pretendimet e tilla i ndërlidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër Maqedoninë e Veriut, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një klubi bullgar në këtë qytet.
“Një akt i tillë si rrahja e një bullgari e vendos publikun plotësisht në anën e të rrahurit dhe mund të na çojë në një drejtim tjetër që është plotësisht në favor të Putinit dhe planeve të tij gjeostrategjike për Ballkanin".
"Këtu shoh një përpjekje për ta kthyer Maqedoninë e Veriut nën ndikimin rus, qëllimisht, dhe kjo po bëhet shumë aktive. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mashtroheni. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Borisov në një konferencë për media të partisë BERG.
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, tha se do të insistojë që përgjegjësit për rrahjen e sekretarit të klubit bullgar "Car Boris Treti" nga Ohri, Hristijan Pendikov të nxirren para drejtësisë, pasi kjo sipas tij “minon përpjekjet e mëdha që kemi bërë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndjekin rrugën e Bashkimit Evropian”.
Borisov tha se Maqedonia e Veriut nuk ka përfshirë në Kushtetutë gjërat e rëndësishme për Bullgarinë dhe nuk i ka mbrojtur bullgarët nga agresioni. Ai akuzoi qeverinë bullgare për injorancë diplomatike.
“Ata lanë nën qilim tema të rëndësishme që çuan në përshkallëzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha ai.
Ish-kryeministri bullgar thotë se "dikush dëshiron shumë që Bullgaria të vërë veton" ndaj integrimit evropian të Maqedonisë.
Mediat bullgare raportuan se Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme në Parlamentin bullgar miratoi një Deklaratë që dënon "aktet e dhunës kundër bullgarëve, klubeve dhe organizatave të tyre”.
Në Deklaratën thuhet se “ndryshimi i Kushtetutës është një domosdoshmëri për Maqedoninë e Veriut për të vazhduar procesin e integrimeve evropiane”.
Më 23 janar Sofja tërhoqi ambasadorin e saj nga Shkup një shenjë pakënaqësie ndaj incidentit në Ohër.
Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë qenë të tensionuara për më shumë se dy vjet, pasi Sofja bllokoi integrimin e Maqedonisë në BE në vitin 2019 për shkak të një mosmarrëveshjeje historike, gjuhësore dhe identitare.
Bllokada u tejkalua në qershor të vitit 2022 dhe filluan negociatat e vendit me BE-në, por Bullgaria kushtëzon hapjen e kapitujve me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, por shumica parlamentare aktualisht nuk ka shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Kuvend.
Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut po punojnë për zgjerimin e qeverisë edhe më opozitën shqiptare me synimin për rritjen e shumicës, por pa votat e deputetëve të VMRO DPMNE-së miratimi do të jetë i pamundur.
Ndërkohë opozita maqedonase thotë se ndryshimet nuk do të miratohen ndërsa përsërit thirrje për zgjedhje të parakohshme./ REL
Të fundit







Ukraina merr “superfuqinë” Leopard nga Gjermania dhe Britania e Madhe
28 Mars 2023, 10:08
Aktivisti: 6 milionë lekë mblidhen vetëm nga gjobat e policisë për parkimin
28 Mars 2023, 09:58
Sulmi me një të vrarë në TCH ende pa autor, lirohet ish-dhëndri i rojes Pal Kola
28 Mars 2023, 09:46

Ish-studenti mësyn me armë brenda shkollës në SHBA, vret 6 persona
28 Mars 2023, 09:12
Vrasja e rojes në TCH, Associated Press: Hetimi nuk ka dhënë asnjë pistë
28 Mars 2023, 08:57
Paloka ironizon Alibeajn: Nuk gjeti dot kandidatë për tre muaj
28 Mars 2023, 08:48
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
28 Mars 2023, 08:38


Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme
28 Mars 2023, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Mars 2023, 07:56
Agron Shehaj: Krimi merr kurajë nga sulmet e Edi Ramës ndaj mediave
27 Mars 2023, 22:54
EURO 2024, Shqipëria e nis me humbje, mposhtet me rezultatin 1-0 nga Polonia
27 Mars 2023, 22:44
Skenari i analistit: Alibeaj do i japë Ramës komisionarët
27 Mars 2023, 22:33



Sulmi në Top Channel, Rama: Media nuk ka qenë kurrë më e lirë se sot
27 Mars 2023, 21:43


Përflitet se Shakira po përjeton një dashuri të re
27 Mars 2023, 20:54

Sa kushton të kesh një yll në Hollywood Walk of Fame?
27 Mars 2023, 20:42

Basha bojkoton zgjedhjet për herë të dytë
27 Mars 2023, 20:32
Jennifer Lopez ndërmerr një tjetër hap në karrierën e saj
27 Mars 2023, 20:22





Pas gjyqit të TikTok, përdoruesit të "dashuruar" pas shefit të aplikacionit
27 Mars 2023, 19:15



Lista e PS-së për Tiranën, surprizon vajza e këngëtares së njohur shqiptare
27 Mars 2023, 18:37



“Italian screens”, kinemaja e re italiane në Tiranë
27 Mars 2023, 17:46

Bebe Rexha arrin dy rekorde të reja botërore
27 Mars 2023, 17:18



Thuhet se Justin Bieber po tërhiqet nga muzika
27 Mars 2023, 16:43




Kiara Tito heq nga Instagrami Arbana Osmanin dhe motrat Hoxha?
27 Mars 2023, 15:52



Ky është Pal Kola që u vra në TCH, për 24 dite do të mbushte 61 vjeç
27 Mars 2023, 15:27



Boçi nxjerr videon: Shokuese! Fëmijët rrezikojnë jetën për të shkuar në shkollë
27 Mars 2023, 14:56

Prince Harry në Londër, shkak çështja private në gjykatë
27 Mars 2023, 14:45



Papa Françesku bëhet viral në rrjetet sociale për shkak të stilit të tij ndryshe
27 Mars 2023, 14:15
A është mjaftueshëm pro-evropian sfiduesi i Gjukanoviçit?
27 Mars 2023, 14:14


Rama që dikur kërkonte “profesionistë”, sot pranon që s’ka as punëtorë
27 Mars 2023, 13:45



Aksident në rrugën e Arbrit, përplasen dy makina
27 Mars 2023, 13:13













Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi detar në Vlorë
27 Mars 2023, 10:40


Protesta masive në Izrael, pas shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes
27 Mars 2023, 10:19

Shqipëria përballë Polonisë, si pritet të rreshtohet kombëtarja në Varshavë
27 Mars 2023, 10:01