Rajoni

Borrell: BE s'do të ndalet derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e unionit

Borrell: BE s'do të ndalet derisa të gjitha vendet e Ballkanit

"BE nuk do të ndalet derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e unionit." Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Joseph Borrell gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Për këtë qëllim, ne jemi plotësisht të mobilizuar për të mbështetur procesin dhe reformat si ilaçi më i mirë kundër retorikës nacionaliste. Ne do të presim raundin tjetër të Dialogut Beograd-Prishtinë. Në Evropë ne duam një rajon paqësor, të begatë dhe të qëndrueshëm, pa të ashtuquajturat konflikte dhe zona të ndikimit.”, ka theksuar më tej Borrel.

Gjatë fjalës së tij, ai i ka kushtuar një rendësi të madhe situatës pandemike në botë, problemet në politikën e jashtme dhe nevojën e unitetit mes palëve për të mposhtur sfidat në të ardhmen.

Të fundit