Flash News

Rajoni

Brnabiç sulmon ndërkombëtarët: Brukseli dhe Uashingtoni i dëgjojnë serbët vetëm kur ngrejnë barrikada

Brnabiç sulmon ndërkombëtarët: Brukseli dhe Uashingtoni i

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç është shprehur se Brukseli dhe Uashingtoni duket se i dëgjojnë serbët vetëm kur ngrejnë barrikada në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.

"Ata ngritën barrikada sepse kërkojnë të drejtat themelore të njeriut dhe asgjë më shumë. Ata u larguan nga institucionet vetëm sepse po kërkonin, pas gati dhjetë vjetësh, respektimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të drejtat themelore të njeriut", tha Brnabiç.

Kryeministrja thekson se është thellësisht e zhgënjyer me komunitetin ndërkombëtar. Ana Brnabiç deklaroi se nuk mendon se integrimi evropian i Serbisë është i kërcënuar sot më shumë se sa ishte më parë, apo më shumë se integrimi evropian i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut apo i kujtdo tjetër nga Ballkani Perëndimor.

Të fundit