Flash News

Rajoni

Bullgaria bllokon nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut

Bullgaria bllokon nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e

Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për shkak të mosmarrëveshjes historike gjuhësore me fqinjin e saj.

Në video-konferencën e ministrave të jashtëm të BE-së, ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se Bullgaria nuk do të miratojë kornizën e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

"Bullgaria në këtë fazë nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare", tha Zaharieva.

Për miratimin e kornizës negociuese, kërkohet unanimitet nga të gjithë anëtarët e BE-së, ku Bullgaria ka të drejtën e vetos.

Të fundit