Flash News

Rajoni

Covid-19 i merr jetën 15-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

Covid-19 i merr jetën 15-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka humbur jetën në Klinikën Infektive në Shkup, për shkak të komplikimeve nga Covid-19, konfirmuan autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave nga autoritetet vendase, viktima vuante nga obeziteti.

"Bëhet fjalë për një paciente, e cila nuk ishte vaksinuar dhe për të cilen nuk kemi detaje nga të dhënat që kemi marrë nga babai i saj, nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera kronike.

Por, është një vajzë që kishte mbipeshë, gjë që bart rrezikun e sëmundjeve të komplikuara dhe të rënda”, tha Millena Stevanoviq, drejtore e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup

Kjo është viktima më e re që ka humbur jetën nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

 


 

Të fundit