Flash News

Rajoni

Covid-19 mbyll Italinë për Pashkë, kufizimet e reja deri në 5 prill

Covid-19 mbyll Italinë për Pashkë, kufizimet e reja deri në

Rajone të shumta në Itali do të mbyllen nga e hëna, njoftoi Ministria Italiane e Shëndetësisë.

Rajonet më të populluara, përfshirë Lombardinë dhe Lazion, ku ndodhet Roma, do të klasifikohen si "zona të kuqe" pasi është niveli maksimal i kufizimeve të koronavirusit në Itali.

Dyqanet dhe restorantet do të mbyllen në zonat e kuqe dhe udhëtimi do të jetë i kufizuar.

Sipas një vendimi të fundit nga data 2 deri më 5 prill e gjithë Italia do të jetë zonë e kuqe.

Dekreti u miratua nga këshilli i Ministrave në Itali dhe do të jetë në fuqi nga 15 Mars.

Sipas mediave, rajonet që kanë një normë incidence prej më shumë se 250 raste të reja për 100,000 banorë do të kalojnë automatikisht në zonën e kuqe.

Të fundit