Flash News

Rajoni

Covid-19 në Greqi/ Karantina zgjatet përtej 7 dhjetorit, së shpejti nis vaksinimi i qytetareve

Covid-19 në Greqi/ Karantina zgjatet përtej 7 dhjetorit, së
Foto ilustruese/ Stelios Petsas

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas njoftoi një zgjatje të bllokimit pas 7 dhjetorit, duke folur për MEGA. Petsas deklaroi se të dhënat e pandemisë për momentin tregojnë një stabilizim apo edhe një rënie ndërkohë që ka elementë pozitivë, siç pshm shërimet janë më shumë sesa pranimet e pacientëve ndërsa në të njëjtën kohë, numri i shtretërve të zbrazët po rritet.

Sipas mediave greke, qëllimi i qeverisë është të përfundojë vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit deri në fund të qershorit, theksoi zëdhënësi i qeverisë.

Ai theksoi se vaksinimet do të fillojnë në fund të dhjetorit dhe fillim të janarit, ndërsa qeveria do të nisë një fushatë informimi në mënyrë që të bindë qytetarët.

I pyetur nëse shkollat ​​ose shitjet me pakicë do të hapen së pari, Petsas tha se qeveria nuk është ende në gjendje të shpall rendin në të cilin do të hapen dhe iu referua njoftimeve që do të bëhen deri në fund të javës.

Të fundit