Rajoni

Covid-19 në Greqi, mjeku ngre alarmin: Mund të arrijmë 100 viktima në ditë, duhet tre javë bllokim total

Covid-19 në Greqi, mjeku ngre alarmin: Mund të arrijmë 100
Foto ilustruese

Nëse qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat e sigurisë shëndetësore, viktimat nga Covid-19 mund të arrijnë deri në 100 në ditë dhe infeksionet e reja ditore mund të kalojnë mbi 3 mijë.

Kështu paralajmëroi eksperti grek i virologjisë, duke shtuar se Atika është "akoma në rrezik”.

“Shumë njerëz thonë se masat janë të padrejta dhe të paarsyeshme, por është e vështirë të gjesh zgjidhje ideale. Kur jeni në luftë, rregullat duhet të jenë të thjeshta dhe duhet të zbatohen nga të gjithë ", tha për Skai TV mjeku George Pavlakis.

"Ne duhet të mbyllim gjithçka plotësisht për dy ose tre javë," shtoi ai.

Mjeku shpreson që me ardhjen e pranverës dhe të vaksinave anti-Covid të ketë një përmirësim të situatës.

Të fundit