Flash News

Rajoni

Daçiç: Serbia nuk mund të pranojë plan ku njihet pavarësia e Kosovës

Daçiç: Serbia nuk mund të pranojë plan ku njihet

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të premten se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë pasi që plani nis me faktin që Kosova është e pavarur.

Kancelari gjerman Olaz Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konfirmuan ekzistencën e të ashtuquajturit plan franko-gjerman më 3 nëntor, në Berlin. Von der Leyen e konfirmoi se ky plan është “integruar në procesin e dialogut”.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë do të bazohen në të drejta të barabarta, sipas dokumentit të publikuar nga rrjeti mediatik i specializuar për politikat e Bashkimit Evropian, Euractiv.

Ky medium raporton se plani franko-gjerman ka për qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët e BE-së nuk kanë pranuar ta komentojnë përmbajtjen e planit franko-gjerman.

Megjithatë, shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell, e konfirmoi javën e kaluar se Beogradi dhe Prishtina e kanë marrë këtë plan dhe tashmë ua kanë dërguar komentet e tyre për këtë plan përfaqësuesve evropianë.

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, propozimi franko-gjerman është “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme” për normalizimin e plotë të raporteve./ REL

Të fundit