Flash News

Rajoni

DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë: Respektoni marrëveshjen e 4 shtatorit, ruani moratoriumet e njohjes

DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë: Respektoni marrëveshjen e 4

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të respektojnë marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Washington një vit më parë.

Sipas Telegraf, në përgjigje të KlanKosova.tv, DASH thotë se SHBA-ja do ta mbështesë dialo0gun Kosovë-Serbi teksa thekson se kjo çështje duhet trajtuar me urgjencë.

“Ne jemi duke vazhduar punën me Kosovë dhe Serbinë për zbatimin e angazhimeve që kanë marrë në mbështetje të qëllimit për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për ta mbështetur punën drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, me bazë njohjen reciproke e cila vendos themelet për bashkëpunim dhe mirëqenie afatgjatë”, është shprehur zëdhënësi i DASH, Ned Rice, “ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe nxisim palët që të riangazhohen në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të trajtuar çështje politike dhe teknike”.

DASH inkurajon të dyja palët e përfshira në marrëveshjen e 4 shtatorit, t’i japin prioritet ndërtimt të besimit politik në procesin e dialogut duke shtuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët siç është rimëkëmbja nga pandemia dhe marrëdhëniet ekonomike e tregtare.

“Shpresojmë që partnerët tanë do të respektojnë me mirëbesim angazhimet e marra në Uashington vitin e kaluar. Prandaj ne inkurajojmë të dyja palët për të prioritizuar përpjekjet për të ndërtuar besim politike përmes pjesëmarrjen serioze dhe të domosdoshme në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne gjithashtu nxisim Kosovën dhe Serbinë që ta rrisin bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, sikurse rimëkëmbja lidhur me pandeminë dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Në mënyrë që të mbështetet dhe të ketë suksese dialogu dhe përpjekjet tjera, në inkurajojmë të dyja palët që të ruajnë moratoriumet e tyre në çështjen e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike”, shton më tej DASH.

Marrëveshja e 4 shtatorit u nënshkrua në Washington nga Avdullah Hoti si kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ndërmjetësuar nga Donald Trump  president i SHBA-së asokohe, dhe konstaton në moratoriumin sa çështjes së njohje-ç’njohjeve.

 

Të fundit