Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Debat edhe në Parlamentin Evropian për sulmin në Zubin Potok, eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar
Sulmi i kryer në 29 nëntor në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, veriu i Kosovës ka krijuar debat edhe komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Kryetari i komisionit, David McAllister, theksoi se Parlamenti Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.
“Parlamenti Evropian ka dënuar fuqishëm këto akte, të cilat destabilizojnë Kosovën.”
Në vijim të debatit, disa eurodeputetë shprehën solidaritet me Kosovën dhe kërkuan më shumë prova për përfshirjen e autoriteteve serbe.
Thomas Waitz, eurodeputet nga Austria, kërkoi një hetim ndërkombëtar të rastit në Zubin Potok.
“Serbia ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e hetimit, por situata e ngjashme pas Banjskës nuk solli asgjë konkrete. Është koha që Qeveria serbe të marrë përgjegjësi dhe të veprojë kundër ekstremistëve.”
Ai gjithashtu bëri thirrje që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më shpejt.
“Është koha që këto shtete ta njohin Kosovën si të pavarur për të dërguar një mesazh të qartë kundër destabilizimit,” theksoi ai.