Flash News

Rajoni

Debati për heqjen e shqipes si gjuhë zyrtarë në MV, Dimitrievski: Do të dëmtonte marrëdhëniet ndëretnike!

Debati për heqjen e shqipes si gjuhë zyrtarë në MV,

Zëvendësmininistri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrievski ka komentuar procedurën e nisur në gjykatën kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për abrogimin e ligjit të gjuhëve.

Në një deklaratë nga Korça, ai është shprehur se nuk pritet që Kushtetuesja të marrë një vendim që cënojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, pasi një veprim i tillë do të dëmtonte marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë shoqërore në vend

 “Ky është një moment i rëndësishëm që thekson rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe gjuhës, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Festimi i 80 viteve të mësimdhënies së gjuhës maqedonase në Shqipëri është një dëshmi e lidhjeve kulturore të qëndrueshme dhe respektit të ndërsjellë midis dy vendeve.

Njohja dhe mbështetja e të drejtave të pakicave, si mundësia për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare, forcon lidhjet midis vendeve dhe nxit bashkëpunimin rajonal.

Në Maqedoninë e Veriut, çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe lidhet me marrëdhëniet ndëretnike dhe të drejtat e pakicave.

Shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është një element i rëndësishëm për të garantuar sigurinë dhe barazinë e tyre.

Këto klauzola, që përmendni, janë krijuar për të rregulluar përdorimin e gjuhës shqipe në kontekste specifike, si në uniformat e policisë dhe ushtrisë, në kartëmonedha, ose në raste të caktuara në gjykata."

Të fundit