Flash News

Rajoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka dekretuar datën 17 tetor 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

“Bazuar në dispozitat ligjore, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021. Meqë fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, gjatë asaj periudhe, kuvendi nuk do të ketë seanca plenare dhe komisionesh. Në këtë mënyrë, partitë politike dhe kandidatët lejohen të angazhohen plotësisht për fushatën zgjedhore, dhe në të njëjtën kohë, të shmangin mundësia e kalimit të fushatës në sallën e parlamentit”, ka deklaruar kryeparlamentari Xhaferi.

Të fundit