Flash News

Rajoni

Dendias për zgjerimin e ujërave territoriale: Shtojmë 13 mijë km, vlerësoj qëndrimin e Ramës

Dendias për zgjerimin e ujërave territoriale: Shtojmë 13

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka mbrojtur në parlament projekt-ligjin e qeverisë së Mitsotakis-it për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon.

Gjatë fjalës së tij, Dendias është shprehur se zgjerimi i hapësirës detare nga 6 në 12 mijë i shton Greqisë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse kësaj i shtohet edhe mbyllja e gjireve zgjerimi i tejkalon 13 000 kilometra katrorë.

Gjithashtu, Dendias tha se vlerëson qëndrimin e Ramës për këtë vendim të Greqisë.

"Sigurisht, vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e së drejtës sonë. Italia e dinte. Ne i kishim thënë që do të zgjeronim ujërat territoriale. Kryeministri shqiptar, Rama bëri një deklaratë të qartë për nderin tonë kur u kritikua nga opozita shqiptare, se është e drejta jonë absolute, ashtu si Shqipëria kishte ushtruar të drejtën e saj absolute dikur.

Ministri grek tha se zgjerimi në jug dhe në lindje të Kretës duhet të vazhdojë, në mënyrë që të ndalohet agresioni i paligjshëm turk, i cili u manifestua, me guxim midis 6 dhe 12 milje detare", tha Dendias.

Të fundit