Flash News

Rajoni

Dënohet me 4 vite burg kryeministrit i Federatës së Bosnjes

Dënohet me 4 vite burg kryeministrit i Federatës së Bosnjes

Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliç, është dënuar me 4 vite burg për qasje të plaligjshme me blerjen e respiratorëve kinezë në periudhën e pandemisë Covid-19.

Novalliç u akuzua se ka shfrytëzuar para nga buxheti për të blerë mateiale dhe pajisje për të luftuar koronavirusin.

Gjykata në Bosnje-Hercegovinë shpalli dënimin e Shkallës së Parë kundër Novalliç, bashkë me të pandehurit e tjerë të përfshirë në rast: kreut të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiç.

Sollak është dënuar me 6 vjet burgim dhe Hoxhiç me 5 vite burg.

Kompania “Srebrena Malina” duhet të paguajë kompensim në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Të fundit