Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Departamenti Amerikan i Thesarit sanksionon Industrinë e Naftës në Serbi
Departamenti Amerikan i Thesarit ka sanksionuar Industrinë e Naftës në Serbi, e cila menaxhohet nga kompania ruse, Gazprom.
Këto masa janë ndërmarrë për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan nova.rs.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të OFAC, është deklaruar se do të vendosen sanksione sekondare për kompanitë që kanë lidhje me kompanitë ruse.
SHBA-ja ka vendosur disa nga sanksionet më të ashpra deri më tani ndaj industrisë ruse të naftës, përfshirë 180 anije, dhjetëra tregtarë, dy kompani të mëdha të naftës dhe disa drejtues të sektorit rus të naftës.
Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane që nga viti 2014, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, dhe kompanisë i është ndaluar qasja në tregjet e BE-së dhe SHBA-së.