Flash News

Rajoni

Deputeti i Bosnje-Hercegovinës humb jetën në aksident bashkë me gruan dhe fëmijën e mitur

Deputeti i Bosnje-Hercegovinës humb jetën në aksident bashkë

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë.
Mediat vendase raportojnë se deputeti i kuvendit i Bosnjë Hercegovinës, Sërgjan Todoroviq ka humbur jetën së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur në autostradën “9 Janari”.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Banjallukës, teksa aksidenti u regjistrua rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë.

Në përplasje janë përfshirë një veturë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti ka ndodhur pasi vetura Volvo, e drejtuar nga Todoroviq, është përplasur me shpejtësi të madhe nëme rimorkion e një kamioni që kishte ndaluar në rrugë për shkak se ishte përfshirë në një aksident të mëparshëm. 

Sakaq, mjeti i familjes Todoroviq u përplas nën rimorkion e  kamionit e si rrjedhojë Sërgjan Todoroviq, gruaja dhe fëmija i tyre vdiqën në vendngjarje. 

 

 

Të fundit