Flash News

Rajoni

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb: Beogradi është zjarrvënësi i Ballkanit, SHBA t’i vendosë kapakun

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb: Beogradi është

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është rezultat i ndërhyrjes së Serbisë.

Kryetari i PVD-së thotë se thotë se Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin dhe këtë aventurë duhet ta ndërpresë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Telegrafi. 

Kamberi shprehet se mafia politike serbe po tenton të destabilizojë Kosovën dhe të gjithë rajonin e Ballkanit në tërësi.

“Ajo çfarë po ndodhë në veri të vendit, më mirë se asnjëherë deri më tash po dëshmon ndërhyrjen e Serbisë nga jashtë. Është pozitive në këtë kaos që po bëhet atje, të shihet fakti se përfundimisht ka serbë lokal të cilët po flasin me zë hapur për një ndërhyrje të vrazhdë të Beogradit dhe për një mafi politike, e cila po i terrorizon edhe vet serbët atje. Një mafi politike përmes së cilës po tentohet të destabilizohet Kosova, të destabilizohet rajoni në tërësi.

Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin. Ajo çdo mëngjes ndez zjarre, në mbrëmje fton të gjithë mandej për t’i shuar zjarret. Brenda një dite luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Pra, një koncept politikë që duhet ndërprerë dhe fuqinë për të ndërprerë këtë aventurë të Serbisë, mendoj se e kanë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse Bashkimi Evropian me krizën e vet identitare që e ka sot, me ndërskamcat e brendshme, me drejtën e Veto-s, qoftë edhe të Hungarisë apo Sllovakisë apo cilit do shtet tjetër, po e pamundëson vetveten që të jetë një faktor i cili mund të sjell paqe në ballkan”, tha Kamberi.

Të fundit