Flash News

Rajoni

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb letër Escobar, ka një kërkesë

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb letër Escobar, ka një

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ështrë drejtuar me një letër të dërguarit  të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kamberi i kërkon këtij të fundit që Lugina e Preshevës të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo pasi sipas tij, në negociata po rezulton të ketë një dinamikë të re.

Deputeti thekson se kjo është mundësia e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e quan si mundësi e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriel Eskobar.

Një letër me përmbajtje të njëjtë, do tia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”, Kamberi.

Ai shton se “Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ ia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”.

Të fundit