Flash News

Rajoni

Deputeti shqiptar pozon me foshnjën që e shpëtoi nga mbytja në lumë

Deputeti shqiptar pozon me foshnjën që e shpëtoi nga mbytja

Deputeti shqiptar në Suedi, Adnan Dibrani është takuar në Podgoricë me foshnjën që shpëtoi tre muaj më parë nga Moraça.

 Sipas mediave të huaja, Dibrani ka qenë në kontakt gjatë gjithë kohës me familjen e djalit të cilin e quan “mik i vogël nga Mali i Zi”.

Ai thotë se djali qeshte gjatë gjithë kohës dhe madje se prindërit mendojnë se ai e njeh zërin e tij.

“Ai është krejtësisht i shëndetshëm dhe i gëzuar, ai donte të shihte gjithçka dhe të lëvizte lirshëm. Qeshte gjatë gjithë kohës. Ishte fantastike ta shihja përsëri“, tha deputeti suedez për Goteborgs Posten.

Më 20 mars të këtij viti, deputeti shpëtoi një foshnjë nga Moraça.

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiç, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Malit të Zi, i shprehu mirënjohjen.

Të fundit