Flash News

Rajoni

Deputetja britanike: Ballkani nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar

Deputetja britanike: Ballkani nuk duhet të mbetet jashtë

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka bërë thirrje që vëmendja e Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkësisë ndërkombëtare të mos tërhiqet nga situata në Ballkan, duke paralajmëruar se kërcënimi i konfliktit në rajon mbetet gjithmonë i pranishëm.

Në një postim të fundit në rrjetin social X, Kearns theksoi:

“Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm. Javën e kaluar në Këshillin e Evropës i bëra thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnjë të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në bashkësinë e Evropës, aty ku meriton të jetë.
Ajo ka folur për situatën në Bosnjë e Hercegovinë, duke përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe duke nënvizuar se paqja nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë.

Kearns bëri thirrje për angazhim ndërkombëtar dhe bashkëpunim për të garantuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për qytetarët e rajonit.

 

Të fundit