Flash News

Rajoni

Deputetja gjermane: Scholz t'i bëjë presion Serbisë për njohjen e Kosovës

Deputetja gjermane: Scholz t'i bëjë presion Serbisë për

Kancelari gjerman, Olaf Scholz nis të premten një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor. Kryetarja e komisionit të të drejtave të njeriut në Bundestagun gjerman Renata Alt ngriti si shqetësim rritjen e nivelit të autokracisë në Serbi.

Në një intervistë për DW, ajo foli për pritshmëritë e vizitës së kancelarit, ndërsa i kërkoi t’i ushtrojë presion Serbisë për njohjen e Kosovës.

“Do të ishte e rëndësishme që kancelari Scholz, gjatë vizitës së tij në Serbi, të ushtrojë presion ndaj Aleksandar Vuçiçit dhe qeverisë së ardhshme në Serbi dhe t'u bëjë të qartë se Serbia duhet të përkrahë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe të dënojë qartazi krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë. Serbia duhet t'i japë fund politikës së luhatjes dhe të vendosë: a dëshiron të shkojë kah Rusia apo është vërtet e interesuar të antarësohet në BE?”-u shpreh Alt.

Kjo e fundit theksoi se momenti që ka zgjedhur kancelari për këtë vizitë i duket “i çuditshëm” për shkak se vjen menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Rusinë. Alt shton se kjo mund të përdoret nga Serbia për propagande ndryshe nga ajo që do të donte Gjermania. Sipas saj, vizita e kancelarit Scholz do të interpretohet nga media serbe si mbështetje për politikën e Aleksandar Vuçiçit.

Sipas Alt, si formë E presionit të Serbisë ndaj Kosovës mund të përdoren burimet financiare.

“Nëse Serbia vazhdon politikën e saj luhatëse e largohet gjithnjë e më shumë nga demokracia, unë sugjeroj ngrirjen e fondeve dhe marrjen në konsideratë të pezullimit të negociatave të pranimit në BE. Sigurisht që edhe Kosova duhet të afrohet me Serbinë, për shembull, nuk është shumë e mençur që të pengohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë”, shtoi ajo.

 

Të fundit