Flash News

Rajoni

“Der Standard”: Gjermania po synon akomodinimin e Serbisë, Kosova nën presion

“Der Standard”: Gjermania po synon akomodinimin e Serbisë,

Media e njohur austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull qasjes së Perëndimit, në veçanti Gjermanisë si një prej shteteve kyçe të BE-së, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë artikull, gazeta u ndal te qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë. “Der Standard” thekson se politika e jashtme e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor formulohet brenda qeverisë gjermane nga këshilltarët e kancelarit Scholz. Këtu përmendin Jens Plotner, si një nga më të rëndësishmit.

Sipas gazetës, qasja e Gjermanisë “synon qartazi akomodimin e Serbisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, ndërkohë që Kosova është nën presion të diplomatëve gjermanë, politikë kjo që sipas Der Standard “diktohet kryesisht edhe nga administrata e SHBA-së” dhe Gjermania thjesht e ndjekë atë.

“Qasja e Gjermanisë është e orientuar qartë për t’i dalë në ndihmë Serbisë dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, ndërsa Kosova, për shembull, është vënë nën presion nga diplomatët gjermanë. Kjo politikë udhëhiqet kryesisht nga administrata e SHBA-ve, dhe Gjermania vetëm e ndjek atë”, thuhet në shkrim. 

Po ashtu,thuhet se  Kosova është nën sanksione për shkak të vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, e ndërkohë që Serbia është bërë partneri kryesor për Gjermaninë, ndonëse “milici serbe të lidhura me regjimin në Beograd” kanë kryer sulm terrorist kundër shtetit të Kosovës, ku edhe ka mbetur i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku.

Serbia nuk u mbajt asnjëherë përgjegjëse për këtë”, thekson e përditshmja austriake.

Aty përmendet edhe fakti që Gjermania dhe Franca, kanë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme ekonomike me qeverinë serbe.

“Ndërkohë, dy shtetet më të rëndësishme të BE-së, Gjermania dhe Franca, kanë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme ekonomike me qeverinë serbe. Gjermania dhe kompanitë e saj të automobilave, si Mercedes, mbështesin hapjen e një miniere litiumi në Serbinë Perëndimore, sepse ky mineral është i nevojshëm për bateritë e automjeteve elektrike. Franca, nga ana tjetër, i ka shitur Serbisë dymbëdhjetë avionë luftarakë Rafale”, shkruan Der Standard

 

Të fundit