Flash News

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk ka sens të dialogosh me Kurtin, flet për të shkuarën

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk ka sens të dialogosh me

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur lidhur me procesin e dialogut me Kosovën duke theksuar se Serbia është e gatshme për negociata.

Sipas Gazeta Express, Vuçiç tha se procesi i dialogut është i rëndësishëm si për serbët ashtu edhe për popullin kosovar pasi “ndikon në uljen e tensioneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.

Kreu i shtetit serb tha se dialogu me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk duket të jetë shumë i arsyeshëm pasi ky i fundit përqendrohet më shumë tek e kaluara se sa tek e ardhmja.

“Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, kurdo që thirret, por nuk shoh shumë sens për të dialoguar me Kurtin, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, dhe jo për të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.

Deri tani presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri  Kosovës, Albin Kurti kanë zhvilluar dy takime në Bruksel, të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme pasi nuk kanë sjellë asnjë progres.

 

Të fundit