Flash News

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, BE: Nuk cënohet nga zgjedhjet e parakohshme, takimet e ardhshme kur të vijë koha

Dialogu Kosovë-Serbi, BE: Nuk cënohet nga zgjedhjet e parakohshme,
Foto Ilustruese

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se pavarësisht zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë, procesi i dialogut dhe angazhimi për të do të vazhdojë.

"Puna për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdon. Takimet e ardhshme do t'i shpallim kur të vijë koha për këtë”,  tha ai për “Tanjug”.

Stano u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe në Serbi që të punojnë dhe të respektojnë marrëveshjet sidomos ato për transportin e mallrave dhe produkteve farmaceutike.

“Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të punojnë ngushtë së bashku në përputhje me marrëveshjet përkatëse në dialogun Prishtinë-Beograd, mbi lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e produkteve farmaceutike”, tha Stano.

Muajt e fundit në Kosovë ka pasur një seri ngjarjesh, të cilat kanë ngjallur zërat se do të ndikojë në procesin e dialogut.

Të fundit