Flash News

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Albin Kurti ka mandat shumë të fortë politik

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Albin Kurti ka mandat shumë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për këtë proçes dhe për takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç, disa ditë më parë.

Ai tha se takimi i 15 qershorit nuk mund të cilësohej i thjeshtë, duke evidentuar se palët diskutuan për disa orë dhe ishin të qarta për të normalizuar raportet. Këto deklarata, Lajçak i bëri në një konferencë për mediat nga Vjena, pas përfundimit të samitit të Ballkanit Perëndimor.

“Besoj që nuk kemi të drejtë të jemi pesimistë, dhe nuk kemi as shkak të jemi pesimistë. Për takimin e parë personal midis liderëve të Serbisë dhe Kosovës do të ishte naive të themi që një takim i tillë ishte i thjeshtë. Fakti që një takim u zhvillua dhe u fol për disa orë dhe ku të dyja palët janë të interesuara për një normalizim të marrëdhënieve dhe që besojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e duhur është një shenjë pozitive”, shtoi ai.

Ai tha se Kurti ka një mandat "të fortë" politik, duke evidentuar firoren e thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

“Ai i sjell pikëpamjet e tij në këtë proces dhe është e rëndësishme që ai ka një mandat shumë të fortë politik, sepse atë e ka zgjedhur një shumicë e madhe dhe mund të flasë me autoritet”, shtoi Lajçak.

Të fundit